-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tetori rozë/ Berisha: Në Shqipëri, nënat, motrat, vajzat, gratë që sulmohen nga kjo sëmundje, më fatkëqija se kudo tjetër

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij në tubim u ndal te Tetori rozë. Berisha u shpreh se në këtë muaj në mbarë globin shoqëritë bëjnë përpjekje të rrisin ndjeshmërinë ndaj një armiku të egër të shëndetit të nënave, vajzave dhe motrave, grave në Shqipëri dhe mbarë botën.

Ai thotë që “sot, si në asnjë vend tjetër në Europë, e ndofta si rrall-rrallë në ndonjë vend në botë nënat, motrat, vajzat, bashkëshortet, gratë që sulmohen nga kjo sëmundje janë më fatkëqija se kudo tjetër.bota ka krijuar kushtet e një diagnoze të shpejtë dhe parandaluese”.

Më tej ai thekson se “Janë fatkëqija sepse vjedhja e tmerrshme e fondeve publike u gremis nga Edi Rama dhe qeveritarë të tjerë, ka bërë që aparaturat për diagnozën e saj të jenë në tërësi në difiçitare dhe me defekte. Ka bërë që ilaçet për mjekimin e kësaj lloj sëmundje me përhapje të veçantë tek gjinia tjetër të mungojnë. Ka bërë që dhjetëra e qindra prej tyre të mbeten pa ilaçet bazë, të mos marrin dot ilaçin e duhur për stadin e sëmundjes. Ka bërë, siç e dinë të gjithë, që dhe të kenë fatin e pamerituar të të ndjerës mësuese të nderuar, Ina Kasimati.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit