Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën transballkanike, pranë qendrës së qytetit të Vlorës, ku një automjet ka përplasur një grua.
Ajo ka pësuar dëmtime në kokë dhe është dërguar në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, shoferi i automjetit është ndaluar nga policia për hetime të mëtejshme, ndërsa gjendja shëndetësore e të lënduarës mbetet e paqartë.