Policia italiane ka arrestuar një 45-vjeçar shqiptar në Torino, pasi mbante rreth 7.3 kilogram kokainë, të destinuara për ti shitur në kryeqytetin piemontez.
Gjatë kontrollit fizik të shqiptarit u gjetën 340 gramë kokainë dhe dy çelësa, njëri prej të cilëve hapi banesën në katin e parë.
Ndërsa brenda në banesë ishin fshehur në tavanin e rremë të dollapit të dhomës së gjumit 6 bloqe kokainë me peshë 6.7 kg, dy pako me 320 gramë të tjera kokainë dhe materiale të ndryshme të dobishme për paketimin e substancave.
Në cilësinë e provës materiale përveç këtyre u sekuestruan edhe 4200 euro të ardhura nga aktiviteti i shitjes së drogës.