-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sarrazin: Dodiku po bllokon liberalizimin me Kosovën

Kryesoret

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin u shpreh se evropianët nuk do të ndryshojnë qëndrim sa i përket sanksioneve ndaj Milorad Dodikut, kryetarit të Republika Sërpskas në Bosnjë-Hercegovinë, për bllokimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në BeH.

Në kuadër të Procesit të Berlinit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se Kosova do ta zbatojë njëanshëm marrëveshjen për lëvizje pa viza të shtetasve të Bosnjës. Por marrëveshje e arritur më herët nuk po respektohet nga Bosnjë-Hercegovina.

“E kemi bërë të qartë se kjo për neve është e domosdoshme dhe po ashtu Komisioni Evropian dhe partnerët tjerë evropianë kanë bërë përpjekje për ta finalizuar këtë. Por po ashtu ua kemi bërë të qartë se nuk do të japim karamele për këtë, nuk do të paguajmë, nuk do të ndryshojmë qëndrim sa i përket sanksioneve të Dodikut, sepse kjo ka të bëjë me përfitimet e qytetarëve të Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës.

Mendoj se çdo qytetar në Kosovë e kupton se nuk do t’i japim karamele Dodikut për të kryer këtë. Është pozitive dhe lëvizje e mirë nga Qeveria e Kosovës që t’i lejojë qytetarët e Bosnjës të lëvizin lirshëm në Kosovë. Ky është shpirti që promovon Procesi i Berlinit dhe shpresoj që përfaqësuesit e entitetit të Republikës Serbe të pajtohen rreth atyre që promovon Procesi i Berlinit”, u shpreh ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit