Shkodra u trondit mbrëmjen e djeshme nga një vrasje me thikë. Viktima është 15-vjeçari Emiljano Gjoni. Pas një konflikti autori e qëlloi duke i marrë jetën.
Por si ndodhi krimi, dinamika dhe dëshmia e autorit. I arrestuari Klodian Kolbucaj ka deklaruar se e qëlloi me thikën që 15-vjeçari kishte me vete.
“U zumë me Emiljanon dhe më qëlloi me thikë, më pas ia mora dhe e qëllova disa herë me thikën e tij” tha autori para policisë.