Mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur në fshatin Vukatanë të Shkodrës.
Një 82-vjeçar me iniciale D.N., po drejtonte një motor dhe është përplasur nga një makinë ende e paidentifikuar. Si pasojë 82-vjeçari ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e drejtuesit dhe të automjetit që ka përplasur 82-vjeçarin.