Trajneri gjerman Thomas Tuchel është trajneri i ri i Anglisë, siç konfirmohet nga Federata Angleze. Ish-trajneri i Bayern Munichut ka përvojë në Angli, pasi ka drejtuar më parë Chelsean, skuadrën me të cilën fitoi Champions League në vitin 2021. Kontrata e tij do të zgjasë parimisht deri pas Botërorit 2026.
“Unë kam ndjerë një lidhje personale me futbollin në këtë vend për një kohë të gjatë dhe tashmë më ka dhënë disa momente të pabesueshme. Të kesh mundësinë për të drejtuar Anglinë është një privilegj i madh” tha ai.