Ditën e djeshme një 37-vjeçar është plagosur aksidentalisht teksa po punonte në çmontimin e një skele në lagjen 24 Maji në Vlorë.
Policia bën të ditur që punonjësi ndodhet në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.
Pronari i firmës është proceduar penalisht.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtjeshme.