Partia Demokratike ka reaguar ndaj njoftimit të Policisë që pretendon se efektivët e FNSH-së nuk kishin armë, por spraj piperi.
Në një deklaratë për mediat, PD akuzoi policinë për mashtrim, duke thënë se në video shihet qartë arma poshtë bombolës së gazit.
Policia e Shtetit ka shpërndarë një video ku tenton të mbulojë aktin e rëndë të gardistit i cili i drejtoi armën dy deputetëve të opozitës, Luan Baçi dhe Bledion Nallbati. Në një video e cila i është shpërndarë medias nga vetë Policia, tregohet qartë se bombola e gazit është në pozicionin e brinjës ndërsa pistoleta poshtë saj.
Kjo hedh poshtë mashtrimin e policisë për të fshehur një tentim vrasje të deputetëve të opozitës.