Një përleshje mes shqiptarëve dhe pakistanezëve ka ndodhur në burgun e Domokos në Greqi, duke lënë 7 të plagosur, nga të cilët dy janë në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në katin përdhes të Qendrës së Paraburgimit, ku një 32-vjeçar pakistanez ka pësuar plagë me thikë. Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Lamisë, ndërsa autoritetet kanë arrestuar 6 të burgosur të përfshirë në incident.
Gjatë kontrollit në qelitë e autorëve janë gjetur thika të improvizuara dhe një levë hekuri.