Skandaloze! Ekipit shqiptar Çamëria nuk do i lejohet të marrë pjesë në Champions League e Minifootball në Greqi, shkak logoja, emri dhe fanella.
Trajneri Irtan Sejko ka deklaruar se “autoritetet greke nuk dëshirojnë që skuadra me emrin “Çamëria” të marrë pjesë në Champions League e minifutbollit që zhvillohet në (Kretë) Greqi për shkak të simboleve”.
Lajmi për pjesëmarrjen e ekipit shqiptar në këtë turne ka tërhequr vëmendjen e mediave lokale në Kretë. Reagimi ka nxitur interesimin e autoriteteve greke, të cilat kanë nisur procedurat për pezullimin e pjesëmarrjes së ekipit shqiptar.