-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD publikon formularin: PS presion punonjësve të sigurojnë nga 10 vota në diasporë

Kryesoret

Partia Demokratike akuzon se PS dhe institucionet po u bëjnë presion punonjësve të administratës të sigurojnë secili nga 10 vota në diasporë për zgjedhjet e vitit tjetër.

Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD, Eno Bozdo:

Formulari që shihni në ekran po i shpërndahet administratës publike, qëndrore dhe vendore të Beratit, dhe po ashtu të gjithë punonjësve të enteve publike në Berat.

Partia Socialiste, drejtuesit e saj qëndrorë dhe vendorë, drejtorët e enteve publike në Berat, po i bëjnë presion çdo të punësuari në sektorin publik të plotësojë këtë formular, duke i kërkuar atyre me forcë të sigurojnë të paktën dhjetë vota të familjarëve apo miqve të tyre që janë në emigrim.

Pra, punonjësit publikë duhet të gjejnë patjetër dhjetë emra – votues të sigurt, ndryshe vendi i tyre i punës fluturon! Patronazhistët, që paguhen me paratë e shqiptarëve dhe që janë ngarkuar me detyrën e survejimit, manipulimit dhe blerjes së votës, janë hedhur në veprim. Vetëm se tani, sic edhe shikohet në formular, i quajnë “vullnetarë”.

Ekzaktësisht kur Edi Rama premton Shqipërinë në Evropë brenda vitit 2030, kur zotohet për vlerat evropiane të Shqipërisë, partia e tij po zbaton planin mesjetar të votës në këmbim të bukës së gojës, të dhunimit të pashpirt të atyre që në administratë publike punojnë për t`i shërbyer vendit dhe jo Partisë Socialiste!

Në fakt, ky skenar është i pritshëm. Edi Rama pasi provoi tre vite të zhbëjë opozitën dhe nuk ia doli, pasi mban të burgosur politik liderin e saj, e di fare mirë atë që shqiptarët mendojnë për të: ai është i urryer dhe e vetjma mënyrë për të mbajtur pushtetin, është vota e emigrantëve. Sepse shqiptarët që jetojnë këtu e njohin fare mirë korrupsionin e tij, lidhjet e tij me krimin dhe kriminelët, zhbërjen e shtetit dhe të institucioneve në emër të pushtetit të tij personal.

Por po kaq mirë e dinë edhe emigrantët shqiptarë: prindit e tyre janë pensionistë të varfëruar në skaj, arsimtarë dhe mjekë me dinjitet të nëpërkëmbur që, si në kohën e diktatorit, nuk guxojnë të kritikojnë me zë të lartë pushtetin e Edi Ramës, fermerë të lenë prej vitesh në mëshirë të fatit,.

Një thirrje për të gjithë drejtuesit e Partisë Socialiste, në Berat dhe më tej: cdo përpjekje për të kërcënuar apo shantazhuar punonjësit e administratës do të marrë përgjigjen e merituar. Ju do të përgjigjeni përpara popullit opozitar dhe ligjit, megjithë angazhimet e Ramës se “patronazhistët” apo “vullnetarët” janë krenaria e PS.

Sa për votën e Diasporës, sado të mundoheni, nuk do ta kontrolloni dot: emigrantët, me apo pa parti, kanë ndërtuar me shumë mund dhe dinjitet jetën e tyre atje ku ata jetojnë dhe punojnë. Ata e njohin mirë humnerën ku Edi Rama e ka hedhur vendin. Vota e tyre nuk është votë partiake, por votë për të shpëtuar Shqipërinë nga regjimi pseudodemokratik dhe narkoshteti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit