-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama rrëfen vuajtjet pas operacionit: E prita sulltanin me injeksione

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në Podcastin e radhës kishte të ftuar ministren antikorrupsion. Foli për negociatat por edhe operacionin që kaloi pak ditë më parë në QSUT. “M’u desh të kryej një ndërhyrje kirurgjikale dhe të marr rrugët kundër shkencës.

Të nesërmen duhet të rrija në këmbë për të pritur sulltanin, që vinte nga Lindja, pastaj të nesërmen duhet të merrja rrugët në qendrën e ish perandorisë hungareze për të takuar mikun tim Viktor Orban, për ta falënderuar për gjithçka bërë Hungaria për këtë shtysë të fundit dhe pastaj duhet të shkonim së bashku dhe të uleshim në atë sofër si të barabartë.

M’u desh të kryej një ndërhyrje kirurgjikale dhe të marr rrugët kundër shkencës, komplet, se duhet të qëndroja të paktën 3 ditë pushim, por ishin 3 ditë komplet të pamundura. Kjo bëri që nën efektin e disa injeksioneve shumë të forta, që kishin si pasojë qëndrimin pa gjumë për të shmangur dhimbjet, kam shëtitur pas shumë vitesh nëpër ekrane.

Unë nuk i ndjek, dihet botërisht që nuk i ndjek debatet në studio, marr një rezyme të shkurtër për gjërat që janë të rëndësishme, por kam pamundësi fizike që të mund të jem në gjendje për punë po të ndjek atë lemeri. Nga çfarë pashë në atë moment, kuptova që është e nevojshme që publiku të informohet sepse ka një mjegull, një keqkuptim, një përzierje llafesh” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit