Policia italiane ditën e djeshme ka arrestuar një 46-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet për posedimin e lëndëve narkotike me qëllim trafikimi.
Agjentët në Sampierdarena, vunë re shqiptarin në via “Fillak”, i cili pasi kishte bërë disa udhëtime në zonë me makinën e tij duke xhiruar dhe gomat u fut edhe në korsinë e kundërt.
Pasi u ndalua nga policia shqiptari u shfaq tejet i nervozuar, duke parë me këmbëngulje një çantë shpine të vendosur përballë sendiljes. I pyetur nëse mbante diçka të paligjshme, shqiptari tregoi çantën e zezë si të tijën, pa treguar se çfarë përmbante. Por brenda saj policia gjeti mbështjellës të ndryshëm, me kokainë, me peshë totale rreth 1.1 kilogramë, shkruan “Ligurianotizie”.
Gjithashtu gjatë kontrolleve u gjetën e dhe 2500 euro cash të cilat u sekuestruan së bashku me 1.1 kg kokainë. Ndërsa 46-vjeçari shqiptar u izolua në Burgun e Marasit.