Një 74-vjeçar ka ndërruar jetë në spital pas një aksidenti rrugor në Lushnje. Sipas policisë, i moshuari ka humbur kontrollin e automjetit të tij, duke dalë jashtë rruge në aksin “Çermë-Lushnjë”.
Pas incidentit, ai u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht ndërron jetë, dyshohet për shkak të problemeve shëndetësore. Grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.