-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I shpallur në kërkim, ish deputeti strehoi në banesën e tij Altin Hajrin

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme me urdhër të SPAK u arrestua ish deputeti socialist Jurgis Çyrbja dhe më pas Ahmet Masha. GJKKO u ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ndërkohë ditën e sotme u identifikua edhe personi i dytë i shpallur në kërkim Altin Hajri. Ai është pronari i kompleksit “Golden” në Shijak dhe prej katër vitesh në kërkim, pasi akuzohet se ka organizuar rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Ish deputeti akuzohet se ka strehuar në banesat dhe pronat e tij Altin Hajrin dhe kjo duket se është zbuluar nga komunikimet në platformën e koduar SKY ECC, që ka shërbyer si provë, bashkë me materiale të tjera të siguruara nga prokurorët.

Çyrbja akuzohet për tregtim të sekretit shtetëror, përkrahje të autorit të krimit dhe korrupsion zgjedhor, lidhje me grup kriminal dhe komunikime në SKY ECC.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit