-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spahiu: Arrestimi i Metës, një vonesë që duhej të kishte ndodhur 13 vjet më parë

Kryesoret

Juristi Kreshnik Spahiu, në emisionin “5 Pyetjet me Babaramon,” komentoi arrestimin e Ilir Metës, duke theksuar se ish-presidenti duhej të ishte ndaluar 13 vjet më parë në një shtet normal.

Ai akuzoi Berishën dhe Ramën për mbrojtjen e Metës, duke vënë në dukje se ky arrestim është një mesazh për forcimin e autoritetit të drejtësisë, e cila është shkelur nga politika. Spahiu theksoi se nuk ka pengesa ligjore për ekzekutimin e masave të sigurimit në rrugë.

“Jo më larg se dy ditë më parë në SPAK ka qenë e dërguara e SHBA. Nuk i hyj teorive konspirative por sigurisht kanë diskutuar për ato trema që ka 10 vjet që flet çdo ambasador amerikan. Në një shtet normal Meta duhej të ishte në burg 13 vjet më parë kur u filmuar. Nëse nuk do të mbrohej nga Berisha dhe të rehabilitohet nga Rama nuk do ishim këtu sot. Ka fituar çdo betejë me drejtësinë. Shumë e kanë toleruar kur ka kërcënuar me çdo gjuhë njerëzit e drejtësisë. Pse qenka normal kur shan çdo prokuror dhe anormale kur kapet zvarrë në rrugë? Arrestimi i sotëm mesazh për vendosjen e autoritetit drejtësisë kur politika e ka nëpërkëmbur drejtësinë. Nuk ka pengesë proceduriale që një masë sigurie ekzekutohet në rrugë. Nuk ka asnjë pengesë në kodin e procedurës penale për ekzekutimin e masës së sigurisë.’

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit