Ministri Blendi Gonxhe në një konferencë me pensionistët dha disa detaje në lidhje me sfidën e rritjes së tyre.
Goxhja u shpreh se kur ka folur me kryeministrin Edi Rama sfida kryesore e tyre ishte shqetësimi për rritjen e pensioneve.
Mbi 1/5 e buxhetit të shtetit shkon për pensionet dhe me pjesën tjetër duhet të realizohet çdo gjë tjetër. Që të na dalin llogaritë, duhet që për një pension të kemi 2-3 të punësuar, ndërkohë që aktualisht është 1 me 1. Po punojmë fortë dhe sot jemi më pranë se kurrë për ta zgjidhur dhe korrigjuar situatën e pensioneve. Jemi shumë të angazhuar për tolerancën 0 ndaj deklarimeve fiktive”, tha Gonxhja.