Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë në familje.
Një 37-vjeçar me iniciale I.C., dhe 40-vjeçar A.Q akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre. Ndërsa një 38-vjeçar S.B., ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Ndërkohë materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.