-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Marigona Osmanit, detajet e rrahjes me karikues telefoni dhe shkopinj

Kryesoret

18-vjeçarja Marigona Osmani vdiq më 22 gusht të vitit 2021. Ajo u rrah për vdekje me karikues telefoni dhe me shkop për rreth 48 orë nga Dardan Krivaq dhe Arbër Sejdiu.

Ata u shpallën fajtor dhe me burgim të përjetshëm u dënua Dardan Krivaqa dhe me 15 vjet Arbër Sejdiu.

Gjykata e Ferizajt thotë se Krivaqa me dashje dhe në mënyrë mizore ka goditur deri në vdekje 18 vjeçaren me të cilën ishte duke bashkëjetuar. Ndërkohë gjykata e Apelit e kishte kthyer në rigjykim këtë rast, me arsyetimin se nuk ishte vërtetuar mjaftueshëm mizoria e kësaj vrasje, derisa në aktgjykimin e dytë përmenden hapat që ka ndërmarr gjyqtari për këtë.

“Andaj, nga e gjithë kjo që është konstatuar nga eksperti mjeko ligjor, si në raportin e autopsisë në të cilin raport në detaje janë shënuar të gjitha lëndimet trupore që i akuzuari ia ka shkaktuar të ndjerës për së gjalli, e të cilat lëndime kanë qenë të shumëfishta të quajtura në gjuhën mjekësore si politraumë, e të cilat lëndime janë sqaruar dhe konfirmuar nga eksperti mjeko-ligjor edhe në shqyrtimin gjyqësor, ku nga këto lëndime të shumëfishta të shkaktuara për së gjalli dhe në mënyrë graduale, eksperti ka konstatuar se viktima ka përjetuar dhembje posaçërisht të rënda dhe dhimbje të rënda, trupi gjykues vlerëson se në këtë rast mizoria është e pa kontestueshme.”

Krivaqa u shpall fajtor dy herë për veprën penale vrasje e rëndë, e Arbër Sejdiu për ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit