-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Arrestimi i Metës, rikthim në diktaturë!

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një intervistë për “A Show” në SYRI TV, komentoi arrestimin e Ilir Metës, kreut të Partisë së Lirisë, duke e cilësuar atë si një akt që përfaqëson rikthimin në ditët më të errëta të diktaturës në Shqipëri. Ai theksoi se ky veprim ishte urdhëruar nga Edi Rama, duke e akuzuar për keqtrajtimin e një njeriu që ka mbajtur poste të larta për 32 vjet.

‘Këto ngjarje janë një rikthim në ditët më të zeza të diktaturës, kur ia ati i Edi Ramës, Kristaq Rama, një skulptor xhelat, ish-zëdhënësi i Nexhmie Hoxhës, firmoste varjen publike të kundërshtarit politik, poetit disident, Havzi Nela. Edhe dje Edi Rama urdhëroi rrëmbimin publik në mes të rrugës, keqtrajtimin goditjen, e njeriut që ka mbajtur gjatë 32 viteve postet më të larta që ka ky shtet dhe e gjitha kjo për urrejtjen e papërmbajtur të Edi Ramës, i cili pasi dështoi me çdo metodë tjetër të asgjësonte politikisht atë dhe PL, urdhëroi aktin e pashembullt në historinë as edhe të diktaturave ideologjike, por ‘mobokracitë’ apo ‘diktatura e bandave’ është diktaturë që nuk ka ligje nuk ka rregulla nuk ka Kushtetutë, ka vetëm interesa dhe ndjenja të narko-diktatorit’, u shpreh Berisha.

Berisha e krahasoi situatën aktuale me periudhën e diktaturës, duke kujtuar veprimet e Kristaq Ramës, babait të Edi Ramës, dhe duke theksuar se arrestimi i Metës është një dëshmi e instalimit të një regjimi të bazuar në krim dhe drogë, ku ligjet dhe të drejtat njerëzore nuk ekzistojnë.

Berisha: Ngjarjet e fundit janë prova apo dëshmia më e re e instalimit në Shqipëri, të një regjimi të bazuar në krimin drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve, për të cilin nuk ekzistojnë Kushtetutë, ligje të drejta njerëzore, por vetëm interesa, dufe urrejtje të njeriut që mban të gjitha pushtetet në duart e tij sot. Këto ngjarje janë një rikthim në ditët më të zeza të diktaturës, kur ia ati i Edi Ramës, Kristaq Rama, një skulptor xhelat, ish-zëdhënësi i Nexhmie Hoxhës, firmoste varjen publike të kundërshtarit politik, poetit disident, Havzi Nela.

Edhe dje Edi Rama urdhëroi rrëmbimin publik në mes të rrugës, keqtrajtimin goditjen, e njeriut që ka mbajtur gjatë 32 viteve postet më të larta që ka ky shtet dhe e gjitha kjo për urrejtjen e papërmbajtur të Edi Ramës, i cili pasi dështoi me çdo metodë tjetër të asgjësonte politikisht atë dhe PL, urdhëroi aktin e pashembullt në historinë as edhe të diktaturave ideologjike, por ‘mobokracitë’ apo ‘diktatura e bandave’ është diktaturë që nuk ka ligje nuk ka rregulla nuk ka Kushtetutë, ka vetëm interesa dhe ndjenja të narko-diktatorit.

Ky akti u provon shqiptarëve se Edi Rama përbën për ta njeriun më të rrëzikshëm përbën për fëmijët e tyre për të ardhmen e tyre njeriun më të rrezikshëm. Në këtë kontekst shpresoj dhe uroj të jetë një kushtrim për mbarë shqiptarët për tu përballur sa më shpejtë dhe sa më fuqishëm me këtë regjim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit