Ilir Meta mund të ishte duke dhënë mësim në fakultet por, ende pa mbaruar studimet në dhjetor të 90-tës, vendosi t’i futej rrugës se politikës për të kapur, si rralle kush brenda tri dekadash, majat e profesionit të dytë me të vjetër në botë, politikes, si minister, Kryeministër, Kryetar Parlamenti dhe President republike.
Ai u arrestua rrembyeshem me akuzat për pastrim parash, mos deklarim pasurie dhe korrupsion. Bashkëshortja e tij dhe bashkeudhetarja politike deri para pak muajsh, hetohet në gjendje të lirë.
Akuza do duhet të provoje në gjykatë se “çfarë ka marrë Meta”, ndërkohë historia do të vleresoje edhe çfarë ka dhënë ai në këto 30 vite.
I vetëbere në politikë, Meta u bë Kryeministri me i ri i tranzicionit, në moshen 29 vjeçare. I vleresuar si kryeministër i sukseseshem me 1999-2001, Meta synoi shumë shpejt gjithçka. Dha dorëheqjen pas perplasjeve me kryetarin e PS-së Nano dhe u nxitua të krijonte LSI- në, më 2004. Nëse do të kishte pervoje e durimit strategjik, një vit me pas ai mund të ishte kryetari i natyrshem i PS-së.
Me LSI-në, Meta arriti të thyej perkohesisht dypolin PS-PD.
Forca e krijuar prej tij bëri të mundur rotacionin me 2005 dhe 2013.
Aleanca me PS-në, më 2013 i dhuroi pushtet për herë të dytë LSI-se, pas 4 vjeçarit me PD-në. Aleanca me Ramen është dhe fillimi i fundit të LSI-se.
Kur partia e krijuar prej tij nuk mundi të luante rolin e “king maker”, mbeti vetë “king”.
Kater vjet kryetar Parlamenti dhe 5 vjet President i Republikes ishin dhe majat e pushtetit personal të Metes. Nga lartësia e kreut të shtetit ai perballoi dy “impeachment” nga shumica që e zgjodhi, por pa edhe rrudhjen e LSI-së që u mundua ta riperterirje, pas mandatit presidential (2017-2022) duke e riformatuar si Partia e Lirise.
“Pushteti lodh ata që nuk e kane”! Lere pastaj ata qe e kane! Kjo maksime u provua me Metën dhe partine e tij.
Akuzat per korrupsion, përballjet ne vite me prokurorët, paranoja që sjell, per cilindo qofte, pushteti i gjate, retorika e pa kontrolluar, i sollen kosto politike, familjare dhe, se fundmi, edhe ligjore.
Në gjykatë Meta do të ballafaqohet me një hetim pesë vjeçar të SPAK për pastrim parash, mos deklarim pasurie dhe korrupsion.
Meta sot po perjeton një nga episodet më të errëta të karrierës së tij. Ashtu siç historia do të tregojë çfarë ai ka dhënë për politikën shqiptare dhe per vendin, drejtësia do të tregojë se çfarë ka marrë prej tyre.
Tani, beteja e radhës e Metës eshtë me drejtësinë që mund të vendose epilogun e një karriere të mbushur me kontradikta. Në politikë ai ka vertetuar thënien se mund të vdesë disa herë!