-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konflikti Izrael – Hamas/ Më shumë se 700 të vdekur në Gaza

Kryesoret

Autoritetet palestineze raportojnë se lufta midis Izraelit dhe Hamasit ka rezultuar në vdekjen e 770 personave në Rripin e Gazës brenda tre javëve. Kjo informatë u publikua nga agjencia e Mbrojtjes Civile e enklavës palestineze, ndërsa bisedimet për një armëpushim vazhdojnë.

Katari ka njoftuar se një takim mes negociatorëve amerikanë dhe izraelitë është i planifikuar në Doha, me shpresën për rivendosjen e kontakteve me Hamasin pas vrasjes së liderit të tij, Yahya Shinwar. Ministri i Jashtëm i SHBA, Anthony Blinken, tha se priste që negociatorët të takoheshin brenda ditëve të ardhshme dhe se SHBA po shqyrtonte “opsione të ndryshme” për t’i dhënë fund luftës.

Izraeli ka intensifikuar sulmet, përfshirë bombardimet në periferitë jugore të Bejrutit, duke shënjestruar infrastrukturën e Hezbollahut. Blinken paralajmëroi për rrezikun e një përshkallëzimi të mëtejshëm dhe theksoi se është momenti për t’i dhënë fund luftës, e cila u ndez nga një sulm i paprecedentë nga Hamasi më 7 tetor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit