Një 39-vjeçar shqiptar i njohur nga policia italiane për shkak të masës së arrestit me burg dhe si person me karrocë invalidi u arrestua. Shqiptari u arrestua teksa po rrinte para një farmacie në zonën e “Giardineti” në Romë.
Gjatë kontrollit fizik nga policia, atij iu gjet një thikë rreth 22 cm të gjatë, në çantë 20 doza me mbi 65 gramë kokainë dhe 1325 euro para të gatshme.
Sipas medias, shqiptari u la përsëri në arrest shtëpie pasi është person me aftësi të kufizuara, në karrocë invalidi, si i paralizuar.









