-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pianistja Patricia Roșca, ku talenti dhe pasioni nuk njeh kufi!

Kryesoret

Ditën e hënë, 21 tetor 2024, në orën 19.00 në Sallën e Koncerteve “Tonin Harapi” në Tiranë u mbajt koncerti recital i pianistes rumune  Patriçia  Roshka (Patricia Roșca). Të pranishëm në sallë ishin adhurues të muzikës, pedagogë të Universitetit të Arteve, studentë që ndjekin studimet muzikore, fëmijë që sapo kanë vendosur duart mbi tastierë,  të shoqëruar nga prindër e gjyshër.

Programi i koncertit përmbante vepra lapidare të epokave të ndryshme muzikore si dhe vepra bashkëkohore nga: Listi, Enesku, Kraja, Çajkovski dhe Raveli të cilat u ndoqën më shumë kërshëri dhe emocion nga të pranishmit. Në fjalën e hapjes ndër të tjera, moderatorja ju drejtua të pranishmëve se ky recital është organizuar në një frymë miqësore  me kulturën dhe popullin rumun dhe se shërben edhe si mesazh për forcën e artit si dhe domosdoshmërinë e nxitjes së talenteve të rinj në rrugën e gjatë dhe të vështirë të artit.

Në programin e përgatitur për këtë mbrëmje pianistja rumune dëshmoi siguri, maturi në skenë të ndërthurura me talentin e saj të shkëlqyer dhe mbresëlënës. Nga njëra vepër tek tjetra ajo vijonte të befasonte me forcën e talentit të saj të pamatë. Të nesërmen e 22 tetorit pianistja Roshka zhvilloi një bisedë  me studentë të Fakultetit të Muzikës në Universitetin e Arteve ku ajo ndau përvojën e saj në pjesëmarrjet  e ndryshme të konkurseve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në këtë takim të ngrohtë dhe shumë miqësor siç edhe ajo vetë u shpreh ajo ndau pasionin e madh për muzikën, entuziazmin për këto pjesëmarrje, rutinën e saj studimore, përgatitjet për garat muzikore etj.  Aktualisht studion në Kolegjin Kombëtar të Muzikës “Xhorxhe Enesku” të Bukureshtit në klasën e profesoreshës Mihaela Zamfiresku,  mundësi të cilën e siguroi pas suksesesh dhe rezultatesh të shkëlqyera. Ka marrë pjesë në shumë konkurse si në Rumani ashtu edhe jashtë si në: Francë, Gjermani, Austri, Itali, Hungari, Serbi etj., dhe ka ndjekur Masterklase me profesorë dhe pianistë të shquar.

Disa ditë përpara  koncertit të  Tiranës Patriçia kishte interpretuar në Bukuresht në Shtëpinë Memoriale “Dinu Lipati” në recitalin e organizuar nga Muzeu i Bukureshtit dhe Fondacioni Kulturor “Remember Enescu”. Në këtë  koncert ku interpretuan të rinjtë e Kolegjit Kombëtar të Arteve “Dinu Lipati”, të Kolegjit Kombëtar të Muzikës “Xhorxhe Enesku” dhe të Universitetit Kombëtar të Muzikës në Bukuresht Patriçia luajti dy vepra të autorit shqiptar Nestor Kraja.

Kjo mbrëmje jubilare organizohej në kuadër të 25 vjetorit të Fondacionit Kulturor “Remember Enescu” në mbështetje të promovimit të talenteve të reja dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore rumune.  Ndërkohë në muajin gusht të këtij viti ishte në Republikën Çeke si finaliste dhe fituese e Konkursit “Elevato” në Konservatorin e Pragës ku dhe debutoi me orkestrën e Karlovi Varit.  Ditën e djeshme nga Tirana pianistja e re fluturoi drejt Konstancës ku pritet të interpretojë të premten e  25 tetorit me Orkestrën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit “Oleg Danovski”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit