Hetimet për të zbardhur të vërtetën mbi vrasjen e Liridona Ademajt po vazhdojnë ende. Prokuroria Themelore e Prishtinës s’ka pranuar aktualisht të ndajë më shumë informacione.
Këtë ka thënë se do ta bëjë në momentin që vendos për epilogun e rastit. Në paraburgim, si të dyshuar për këtë vrasje, janë tre persona, përfshirë edhe ish-bashkëshorti i 30-vjeçares, i cili dyshohet se porositi vrasjen.
Sot atyre Gjykata ua ka zgjatur këtë masë edhe për dy muaj. Muajin e ardhshëm, bëhen një vit nga dita kur u krye një nga vrasjet më tinëzare në Kosovë. Në fshatin Bërrnicë të Prishtinës, mbrëmjen e 29 nëntorit të vitit 2023, dy fëmijëve të saj, u qëllua me plumb në qafë Liridona Ademaj.
Në momentin kur ndodhi ngjarja tragjike, 30-vjeçarja ndodhej në veturë me fëmijët dhe bashkëshortin, Naim Murseli, i cili dyshohet se e porositi vrasjen e saj.