Ky që shihni në foto është 25 vjeçari, Lirim Ruhani, i cili u mbyt në liqenin e në Liqenin e Batllavës në Kosovë.
Ndërkohë trupi i pajetë i tij u nxor sot rreth orës 13:00, pas më shumë se 24 orësh kërkime intensive të zhvilluara nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe ekipet e kërkim-shpëtimit.
Dyshohet se i riu ka qenë në liqen së bashkë me gruan dhe fëmijët e tij tek i cili kishte hyrë për t’u freskuar por nuk arriti të dilte më në sipërfaqe.
Ndërkohë nga kjo ngjarje tragjike kanë mbetur të tronditur miqtë, familjarët dhe banorët e zonës.










