-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi në Ankara, ministri i brendshëm turk: Mund të qëndroj pas këtij akti PKK

Kryesoret

Ankaraja u trondit nga një sulm terrorist ndaj kompanisë shtetërore të hapësirës ajrore të Turqisë. Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya tha se janë vrarë pesë persona dhe 22 janë plagosur në selinë e Industrisë Hapësinore Turke në periferi të Ankarasë.

“E dënoj këtë sulm të tmerrshëm. Lufta jonë do të vazhdojë me vendosmëri derisa terroristi i fundit të neutralizohet”, tha Yerlikaya.

Një video tregoi momentin kur një shpërthim tronditi selinë e TUSAS. Pas shpërthimit, një person që mbante një armë zjarri shihet duke vrapuar në atë që duket të jetë një parking.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin por ministri turk i mbrojtjes Yasar Guler sugjeroi se Partia militante e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) mund të qëndronte pas tij akti.

PKK është klasifikuar si organizatë terroriste nga Turqia, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

“Sapo të konfirmohet se për cilin grup terrorist bëhet fjalë, do të bëhet e ditur. Por këtë do ta them, dëgjuam edhe komentet e ministrit të mbrojtjes. Që nga fillimi, mënyra se si u krye sulmi, video që pamë, tregon se PKK-ja ka kryer sulmin. Ky është vlerësimi ynë,” tha Yerlikaya.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit