Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij në tubim u bëri thirrje shqiptarëve që kudo që lëviz Edi Rama dhe përfaqësuesit e tij të rrethohen në protestë.
“Kudo që lëviz Edi Rama ta rrethojmë me protestë, të pritet siç meriton hajduti, të pritet siç e meriton tradhtari i kombit.
Kudo që rend Mazniku i tij, vezë dhe domate surratit pa ia kursyer. Të pritet, siç ia pritën kryehajdutit në Nju Jork.
Kudo që të shkojë Lubi Balluku, të pritet siç e meriton kjo hajdute që ndërton rrugë duke ndarë para me Edi Ramën me çmime 10 herë më të larta se në Kroaci.
Kudo që të shkojë Ulziu, të pritet siç e meriton, sepse i ka shndërruar burgjet në shtëpi publike për t’u pasuruar vetë dhe soji i tij.
Miq, kjo është beteja jonë me diktaturën, kjo është rruga e fitores.”, u shpreh Berisha.