Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me emigrantët shqiptarë kërkoi një bashkëbisedimi me ta në sallën Gotham hall në new York.
Në sallë ishte i pranishëm një demokrat i cili tha se është antikomunist dhe demokrat i djathtë. Rama u shpreh se Partinë Demokratike e morën “komunistët më të zinj”.
“Kam qejf kur më thonë jam antikomunist dhe demokrat, kështu isha dhe unë. Por PD na e morën komunistët më të këqij. Thashë më mirë bashkohemi me komunistët që nuk e mohojnë nga kanë ardhur sesa me ata që ishin më të zinjtë kur ishin komunistë. Shqipëria nuk është e ndarë mes komunistësh dhe demokratësh. Shqipëria është e ndarë mes punëtorësh dhe dembelësh, patriotësh dhe nacionalistësh që i referohen flamurit vetëm për t’u fshehur dhe e treta e atyre që Shqipërinë e shohin përtej bindjeve. Shembulli i Shkodrës është kuptimplotë 33 vjet e mbajtën se ne ishim komunistë. Një herë na e dhanë mundësinë dhe shiheni si ka ndryshuar Shkodra”, tha Rama.