-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadorët në aktivitetet politike të Ramës e Ballës/ Bardhi: Shkelje e rëndë e ligjit, të veprojë SPAK dhe Presidenti

Kryesoret

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka denoncuar pjesëmarrjen e ambasadorëve shqiptarë në aktivitetet politike të qeverisë jashtë vendit.

Bardhi shprehet se aktivitetet politike të Ramës dhe Ballës jashtë vendit gjatë kësaj kohe kanë provuar jo vetëm braktisjen nga shqiptarët, por edhe një fenomen kriminal, atë të shkrirjes së shtetit me partinë.

Ai thotë se ky është krim që dënohet me 3 vjet burg nga Kodi Penal dhe paralajmëron një kallëzim penal në SPAK për kryeministrin Rama dhe ministrin Taulant Balla.

“I kërkoj Presidentit të Republikës z. Bajram Begaj, si autoriteti kushtetues përgjegjës për dekretimin e Trupit Diplomatik të Shqipërisë kudo në botë, që të mbajë qëndrim publik për t’u distancuar nga aktiviteti i paligjshëm politik i Ambasadorëve dhe stafeve të Ambasadave të Republikës së Shqipërisë në mbarë botën, në organizimin dhe pjesëmarrjen në aktivitetet partiake të Kryetarit apo Drejtuesit Politik të Partisë Socialiste me shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit”, shkruan Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit