40-vjecari nga Durrësi Roland Dedja është gjetur i vdekur në Bolivi. Ai akuzohet për vrasje në Shqipëri dhe një vit më parë u arratis nga burgu në Itali.
Mediat raportojnë se Dedja u gjet i vdekur në një banesë të marrë me qira bashkë me një shok në zonën veriore të lagjes Los Tusequis në Santa Cruz të Bolivisë. Ai ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.
Në 25 shtator 2023, Dedja u arratis nga burgu i Teramos në Abruzo, i ndihmuar nga një dron i jashtëm, i cili transportoi mjetet e nevojshme që u përdorën më pas nga 40-vjecari për të prerë kangjellat dhe për të zbritur me litar.
Në momentin e arratisjes, ishte në pritje te gjykimit për drogë dhe për grabitje pas arrestimit në Martinsicuro. Ai më parë ishte akuzuar edhe për vrasjen e shqiptarit Shpëtim Cupa në Brescia, Itali. Në shkallë të parë ai kishte marrë pafajësi, por cështja më pas u apelua.