Lideri i opozitës Sali Berisha në fjalën e tij në tubim u shpreh që nesër të ngrihen të gjithë shqiptarët për të shprehur zemërimin dhe urretjen e tyre.
Berisha tha që shqiptarët duhet të ngrihen në këmbë për t’i ndryshuar me çdo kusht drejtimin Shqipërisë dhe kombit tonë.
“Drejtimi i Edi Ramës, është drejtimi i zbrazjes masive të Shqipërisë. Drejtimi i Edi Ramës, është drejtimi i ndërtimit të parajsës përrallore me fondet dhe pasuritë publike të vjedhura nga Edi Rama, familja e tij, organizata kriminale që quhet qeveri, Skrapi i partisë dhe organe të tjera të narkoshtetit.”, u shpreh Berisha.
Ai theksoi se “Revolta nesër është revoltë për t’i dhënë mësimin historik këtyre narkoqeveritarëve që vjedhin më shumë se sa kanë vjedhur në kohërat qeveritare të këtij vendi, më shumë se çdo qeveri tjetër në Europë, që me hanxharët e krimit, të drogës ka bllokuar rotacionin e pushtetit”.