-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paloka: Rama po përdor drejtësinë, si armën e fundit për të goditur opozitën

Kryesoret

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka është shprehur se protesta e nesërme do të jetë vazhdimi i mosbindjes civile dhe do të ketë kohëzgjatje minimalisht 2 në 3 orë. Paloka i fton të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e protestës dhe jo ta shohin nga ekranet e tv.

“Edhe dje në Durrës, e patë me skandalin e fundit qeveritar me mbetjet, në proteste ishte vetëm opozita dhe një pjesë e qytetarëve e vogël, ndërsa aty duhej të ishte i gjithë Durrësi dhe e gjithë Shqipëria. Mbetjet helmojnë të gjithë shqiptarët. Kjo s’është luftë e opozitës, është kundër gjithë shqiptarëve kjo e keqe. Nëse kanë frikë t’i bashkohen opozitës, të paktën te reagojnë me format e tyre e jo të struken në kolltuqet e shtëpive të tyre”, us hpreh Paloka.

Më pas ai thotë që “Lideri i opozitës, Berisha është në arrest, Salianji në burg se denoncoi vëllain e deputetët. Ish presidenti Meta u rrëmbye në rrugë si terrorist nga banda në pushtet. Një tjetër lider opozite, kreu i PR është nën persekutimin e kësaj drejtësie. Është drejtësi e demaskuar jo vetëm nga opozita e mediet ndërkombëtare, por dhe nga institucionet që e merren me studimin e fenomeneve të drejtësisë. Çfarë presim nga kjo polici e drejtësi. Të gjithë të barabartë jemi sot. Jemi në rresht përballë kësaj diktature të re që po përdor drejtësinë si armën e fundit përballë opozitës.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit