Deputeti demokrat Flamur Noka u shpreh se policia nuk është në shërbim të ligjit. Noka tha se protesta është paqësore.
“Ja ku keni fytyra e policisë, që nuk është e policisë së shtetit, por narkoshtetit, që është i bandave të furrës, është emërtuesi e krimit të organizuar, që provokojnë qytetarët.
Ai theksoi se nëse policia nuk lëviz atëherë Surreli është destinacioni.
“Ne nuk tërhiqemi, ka vetëm një gjë që të zhduken drejtuesit dhe të nxjerrin rilindasit të veshur me uniformë”, tha Noka.
Ai u shpreh që kur ti teket opozitës do të mbyllet protesta.