Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, theksoi sot përkushtimin dhe angazhimin e efektivëve të Forcave të Armatosura, duke i cilësuar ata si një shembull frymëzimi.
Ai ndau pamje nga një stërvitje e zakonshme e Kompanisë së Parë “Zemërluanët” të Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë, duke vlerësuar angazhimin e tyre në detyrë.
“Këto pamje pasqyrojnë përkushtimin e tyre të përditshëm,” theksoi Vengu.