Mëngjesin e sotëm një ngjarje rëndë ka ndodhur në fshatin Vreshtas në Maliq.
Gjatë një konflikti për motive të dobëta 15-vjeçari është goditur me thikë nga babai i tij me iniciale Sh.C.
15-vjeçari është dërguar menjëherë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa babai është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.