-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Nesër në orën 11 të gjithë tek bashkia për të ndalur terrorin ndaj opozitës

Kryesoret

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, ka bërë thirrje qytetarëve që të protestojnë nesër në orën 11 te Bashkia e Tiranës. Ai akuzoi Kryeministrin Edi Rama për “terror” ndaj opozitës dhe paralajmëroi se nuk ka forcë që mund ta mposhtë popullin e revoltuar.

Berisha e quajti protestën një hap për të krijuar një qeveri teknike dhe për të hapur rrugën për zgjedhje të lira. Ai kritikoi veprimet e Ramës dhe Erion Veliajt, duke thënë se ata do të përballen me popullin.

“Ky program shpëtimtar për Shqipërinë dhe shqiptarët kërkon nga ne në mosbindje civile në një betejë të fuqishme, të krijojmë qeverinë teknike, ti hapim rrugë zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe rotacionit pushtetit dhe fitores së opozitës.

Ndaj dhe në emrin tuaj, dua të falenderoj me mirënjohjen më të thellë ata mijëra e mijëra qytetarë të cilët në mosbindjen e tyre civile bllokuan për 3 orë, paralizuan për 3 orë, narkoshtetin shqiptar.

Sot bastardi i xhelatit të regjimit komunist, bastardi i Kristaq Ramës, xhelatit që firmosi varjen në litar me 10 gusht të vitit 1988, të poetit disident, të tribunit të lirisë, Havzi Nela, pasi u struk mbrëmë në tunelet e Surrelit, deklaroi se, jemi treguar të butë.

Provoje Edi Rama, gati jemi, i bindur të jesh ti, do të pësosh atë që ka pësuar babait yt, pas vdekuri.

Ndalo terrorin mbi opozitën se, nuk ka forcë në botë që të mposhtë popullin e revoltuar.

Edi Rama të pa mbarë kombi se si u bëre meit i zbehtë në Nju Jork, se si do të bëhesh në Tiranë.

Mjer ti, mjer ti, mjer ti.

Nesër në ora 11 të gjithë tek bashkia, kundër kryehajdutit të shpifur të Tiranës. Njeriu më të neveritshëm që është ulur ndonjëherë në zyrën e kryetarit të bashkisë. Një shpifaraku që turpëron njeriun, Erion Veliaj.

Nesër për zverku nxirret nga bashkia dhe varet në shtyllën e turpit të historisë.

Erion mos mendo se do të shpëtosh. Asgjë në botë, nuk ka Duman, nuk ka Edvin, nuk ka Zaman, që të mbron ty, që të shpëton ty, nga populli i revoltuar i Tiranës.

Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë.

Fitore, fitore, rrofshi ju, rroftë Shqipëria!”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit