Policia ka arrestuar një çift në Ferizaj për deklarim të rremë. Mbrëmjen e djeshme ata kanë lajmëruar policinë e Kosovës se 21-vjeçarja e huaj ishte sulmuar me thikë nga një person, i cili ishte larguar në drejtim të panjohur.
Menjëherë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka marrë në intervistë 29-vjeçarin kosovar që ka dhënë të njëjtin version. Hetuesit kanë vërejtur gjurmë gjaku dhe thika që dyshohet se ishin përdorur gjatë sulmit.
Më pas 29-vjeçari me iniciale E.B., ka pranuar që së bashku me bashkëshorten e tij kanë inskenuar skemën dhe kanë dhënë deklaratë të rremë.