Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për ata që humbën jetën nga përmbytjet në Spanjë, duke theksuar solidaritetin e Kosovës me popullin spanjoll.
“Lajm tronditës nga Valencia, Andaluzia dhe Murcia. Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit nga këto përmbytje shkatërruese. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për ata që kanë humbur të dashurit dhe qëndrojmë me popullin e Spanjës në këtë kohë të vështirë, duke i uruar forcë dhe qëndrueshmëri të gjitha komuniteteve që punojnë për rindërtim”, ka shkruar Osmani.
Kryeministri Albin Kurti gjithashtu shprehu ngushëllime për popullin spanjoll, ndërsa deri tani janë raportuar 62 viktima nga ngjarjet tragjike.