-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Mosbindja civile, një i arrestuar, procedohen 4 deputetë të PD dhe 33 persona të tjerë

Kryesoret

Në protestën e djeshme u arrestua një person pasi ka penguar në qarkullimin e makinave të transportit.

Në gjendje të lirë janë proceduar katër deputetë të Partisë Demokratike Xhelal Mziu, 57 vjeç, Flamur Noka, 53 vjeç, Asllan Dogjani, 57 vjeç, dhe Albana Vokshi, 53 vjeçe,  si dhe 33 persona të tjerë. Ata akuzohen për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu po vijon puna në arrestimin e dy personave të tjerë dhe janë shpallur në kërkim tre makina.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete të cilat janë përdorur për bllokimin e rrugës, ditën e djeshme.

Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprime të mëtejshme.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit