-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentati në Shkodër, Rama: Krimi që po ndodh është më i tkurrur dhe më i zmbrapsur

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin Opinion ka reaguar në lidhje me atentatin në Shkodër ku humbën jetën tre persona, mes tyre një grua e pafajshme.

Rama u shpreh se kjo që ndodhi në Shkodër ishte një tragjedi pasi humbin jetën edhe të pafajshëm. Ai theksoi se duke i referuar statistikave numri i vrasjeve në Shqipëri ka ardhur në rënie.

“Me krimin po ndodh që është më i zmbrapsur se kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Këto janë tragjedi, por ne e kemi marrë detyrën me mesatarisht 110 – 115 vrasje në vit, sot jemi në numrin më të ulur të vrasjeve dhe që vjen duke ulur. Me krimin në Shqipëri po ndodh që është më i tkurrur dhe më i zmbrapsur. Nuk ka përfunduar kjo betejë, por ajo që mund të them unë është që numri është në rënie dhe ky vit është viti me numrin me të ulët të vrasjeve”, tha Rama

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit