Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi i kërkoi SPAK-ut që të hetojë sipas tij vjedhjet dhe abuzimet me fondet që ka bërë zv/ kryeministrja Belinda Balluku me tunelin në Llogara dhe për shitblerjen e energjisë. Gjithashtu i kujtoi SPAK-ut, që të mos merret me deputeten Elda Hoti se cfarë hodhi në Parlament, por dosjen 5D dhe Erion Veliajn.
“U bëj thirrje prokurorëve të fokusohen në luftën ndaj krimit he korrupsionit galopant të kësaj qeverie. Nuk kemi një sekondë kohë për të humbur me çështje qesharake. Këto janë çështje idiote, nëse duan të bëjnë punën të thërrasin Belinda Ballukun për vjedhjen me shitblerje energjie dhe tunel Llogaraje dhe Erion Veliajn” tha ai.
Kaos në Parlament/ Spiropali: Gati të flasim! Bardhi: Ju jeni me krimin, nuk dialogojmë