Deputetja e PD-së, Elda Hoti u paraqit sot paradite në SPAK.
Prokuroria e ka marrë në pyetje në lidhje me kallëzimin që i bëri policia për materialin e lëngshëm që hodhi në drejtim të deputetëve të tjerë në sallën e Kuvendit pak ditë më parë.
Nga socialistët u aludua edhe për benzinë, por Hoti tha se ishte parfum.