Një shqiptare është arrestuar në Itali, pasi akuzohet se ka detyruar djalin e saj 14-vjeçar që të shpërndante kokainë dhe drogëra të tjera sintetike. Agjentët e policisë në Mantova vunë re në një shesh lojërash në Borgo Vigilo se 14-vjeçari po shiste drogë. Ata arrestuan nënën e 14-vjeçarit, një 27-vjeçar dhe partnerin e shqiptares 45-vjeçarin italian.
“Hetimet nga njësia hetimore e Karabinierëve – të koordinuara nga komandanti Marco Faiella – filluan prillin e kaluar. Sipas hetimeve, 30-vjeçarja, në shoqërinë e dy fëmijëve të saj të vegjël, u ndalua në sheshin e lojërave Borgo Virgilio në zotërim të një pistoletë me numër serial të gërvishtur, municionin përkatës, si dhe një gram kokainë, gjysma e së cilës e ndarë në doza dhe 50 gramë hashash”, shkruan Media “Ilgiorno”.
14-vjeçari i është besuar disa familjarëve, të cilët i ofruan garancitë e nevojshme për t’i dhënë mbrojtje dhe dashuri. Ndërsa nëna përfundoi në burg në Mantova, së bashku me vëllanë dhe partnerin.