Hoti theksoi “Pse nuk thërrisni SPAK Belinda Ballukun, e cila ka përfituar 50 milion euro nga tuneli i Llogarasë? Pse nuk thërrisni Ulsi Manjën për dosjen 184, Frida Krifcën për vjedhjen e fondeve nga BE, dhe Ogerta Manastirliun për koncesionet në shëndetësi? Këto janë çështje për të cilat SPAK duhet të shqetësohet.”
Ajo theksoi se është e turpshme që shqiptarët merren me deklaratat e saj, ndërsa drejtësia duhet të shqetësohet për krimin dhe bandat që rrezikojnë jetën e qytetarëve të pafajshëm. “Sot, drejtësia duhet të shqetësohet se si bandat vendosin drejtorët e policisë,” përfundoi Hoti.