Ish sulmuesi i Kombëtares dhe trajneri i Shpresave Alban Bushi ka humbur prindërit e tij gjatë një aksidenti në Greqi. Prindërit e tij u goditën nga një makinë nga mbrapa dhe si pasojë e plagëve të marra kanë humbur jetën
Me anë të një postimi Alban Bushi shprehet se mënyra për ta pranuar një humbje është e lidhur me atë se si ka ardhur.
“Një vdekje e ardhur nga shkaqe natyrale është e dhimbshme, por është ulëritëse kur vjen për shkak të një aksidenti. Nuk di sa forcë duhet për të përballuar veten që rri para jush, si dëshmitar i pafuqisë ekstreme për të ndryshuar atë ç’ ka ndodhur. Madje dhe kur fatmirësisht vjen një kujtim i mirë, s’ke fuqi as për britmë lumturie, por zëvendëson një palë lot me të tjerë. Sot dhimbshëm mora orat që kane punuar në pulsat e zemrave tuaja, aq me formë dhe vlerë në orë të pafundme pa formë që kur ai aksident me një përplasje ju hoqi fillin e jetës. Deri në përqafimet tona të ardhshme, ju dua pafundësisht, përjetësisht dhe përtej”, shkruan Bushi.