Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Rodo, Greqi, pas një operacioni policor që u zhvillua kur ai mori një kuti me drogë në postë. Policia greke, e cila kishte siguruar informacion për aktivitetet e tij, ndërhyri menjëherë sapo shqiptari doli nga posta me kutinë në dorë, duke gjetur brenda saj 2 kg e 13.4 gram kokainë.
Gjatë kontrollit të tij personal dhe në automjet, policia sekuestroi gjithashtu një pistoletë manovër me një fishek të përdorur, 1.6 gram marijuanë, një peshore, një shkop metalik dhe dy celularë.
Autoritetet kanë identifikuar gjithashtu dërguesin e paketës, një 31-vjeçar grek, i cili është shpallur në kërkim. Ky arrestim tregon për vazhdimësinë e luftës kundër trafikut të drogës në rajon.