-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasje në Kuvend mes Shehajt dhe Spiropalit, “Keni lajthitur!” – “Lini pozat e TikTok-ut!”

Kryesoret

Në Kuvend, deputeti i pavarur Agron Shehaj ka pasur një përplasje të ashpër me kryeparlamentaren Elisa Spiropali. Gjatë një debati, Shehaj kërkoi fjalën për procedurë, ndërsa Spiropali e sfidoi për arsyen e kërkesës.

Shehaj e quajti situatën qesharake dhe theksoi se Spiropali nuk mund të përcaktojë kujt i drejtohet.

Debati:

Elisa Spiropali: Keni kërkuar fjalën për cilën arsye për replikë? Po ju pyes pse e keni kërkuar fjalën?

Agron Shehaj: Për procedurë

Elisa Spiropali: Për procedurë apo për replikë? Është për të njëjtën çështje>

Agron Shehaj: Zonja kryetare, (I fikin mikfrofonin dhe flet i revoltuar nga vendi

Elisa Spiropali: E keni marrë disa herë fjalën për procedurë për të njëjtën çështje

Agron Shehaj: Po bëheni qesharakë

Elisa Spiropali: Se kush është qesharak e gjykon publiku

Atëherë edhe njëherë, nuk ju lejohet zonja kryetare që të keni..

Elisa Spiropali: Mos mu drejtoni mua flisni për procedurë

Agron Shehaj: Nuk caktoni ju se kujt i flas unë dhe për çfarë flas unë, Keni lajthitur, harroni ju që, e dini që ju që jeni kryetare parlamente jo e maxhorancës

Elisa Spiropali: E doni fjalën apo jo?

Agron Shehaj: Do më lejoni të flas Ju kujtoj që s’jeni kryetarja e maxhorancës, nuk mund të përjashtoni

Elisa Spiropali: Ju lutemi lini këto poza TikTok sepse nuk ngjit askund ky populizëm krejt banal. Nuk impresionohem nga këto poza. Jam kryetarja e Kuvendit dhe ju kam dhënë fjalën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit