-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Peshku i madh” në telefonin e Monikës/ Rama: Zonja është në hallin e vet

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në emisionin Opinion tha se nuk kam asgjë për të dhënë në lidhje me deklaratën që Monika Kryemadhi tha para disa ditësh. Kryemadhi tha se “peshku i madh në telefonin e saj është Edi Rama”.

“Nuk kam asgjë për të thënë as për zonjën as për zotërinë. Ajo fuqi që i kemi dhënë drejtësisë do të godasë edhe brenda nesh. Është një kosto e mirëseardhur për mua. Nga pikëpamja organizative mund të bësh gjithçka, por për vepra penale e bën drejtësia. Zonja është në hallin e vet dhe me njerëz që janë në hall unë nuk debatoj. Unë nuk kam asnjë hall të kësaj natyre, e kam thënë një herë kur kam qenë më i ri dhe e kam qenë më i lirshëm nga goja: “Nuk ka bir nëne apo bir … që të kërkojë lekët e tij në xhepat e mi”. E gjetën një njërin, por pastaj ai erdhi dhe më sqaroi pse e tha. Kjo është një histori qensh, histori lehaqensh. Dy instruktorë që kanë marrë rolin e qenit në këtë histori dhe po lehin në çdo anë”, tha Rama.

Më pas ai tha që “Meta dhe Berisha në burg? Çfarë ka ndodhur këtu? Ka ndodhur diçka historike. Ka ndodhur që kostumi politik, qoftë në qeveria po në opozitë nuk ka pikë vlere kur të vjken dora e ligjit. dhe ajo nuk të vjen as për qëndrimet dhe opinionet politike, por të vjen me prova që këtu janë ca para në xhep dhe hajde na jep ca shpjegime”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit